Erikseni në Arsenal, sipas të gjitha gjasave

  • S.A /
  • 25 January 2021 - 12:13
Erikseni në Arsenal, sipas të gjitha gjasave

Mesfushori i Interit, Christian Eriksen, do të kalojë në Arsenal sipas të gjitha gjasave, raportojnë mediat italiane.

Përfaqësuesi i Danimarkës Eriksen ka dështuar të ketë çfarëdo ndikimi në skuadrën e Antonio Contes që prej se iu bashkua Interit saktësisht një vit më parë.

Erikseni nuk ia doli ta bindë Conten asnjëherë gjatë një viti në San Siro, prandaj largimi i tij nga Interi është pothuajse i sigurt.

Në garë për të janë Arsenali dhe Leicester City, sipas mediave italiane.

Bisedimet mes Interit dhe Leicesterit kanë ngecur, megjithatë, për shkak të pagës së lartë prej 7.5 milionë eurove në vit të danezit.

Gjasat janë që ai të përfundojë në Arsenal, në një marrëveshje shkëmbimi me Lucas Torreiran.

Torreira është i huazuar në Atletico Madrid tani për tani, por duket se do të kthehet në Emirates gjatë këtij muaji dhe do të përfshihet në një marrëveshje shkëmbimi me Eriskenin.

(Kosova Sot Online )