Ndërpriten bisedimet për shkëmbimin Sanchez-Dzeko

  • S.A /
  • 30 January 2021 - 10:43
Ndërpriten bisedimet për shkëmbimin Sanchez-Dzeko

Negociatat midis Interit dhe Romës për shkëmbimin e Edin Dzekos me Alexis Sanchezin duket se janë ndërprerë.

Bisedimet u zhvilluan më intensive të enjten dhe të premten me drejtorin e Romws Tiago Pinto qw ishte në Milano për të diskutuar situatën me shefin e Interit, Piero Ausilio.

Sidoqoftë, Tiago Pinto fluturoi përsëri në Romë të premten në mbrëmje dhe u pyet për situatën  nga Sky Sport Italia.

“Do të flas kur të mbyllet afati kalimtar”, ishte përgjigjja e tij.

Raportohet se negociatat kanë ndalur, sepse Interi nuk pranoi të paguante 3 milionë euro shtesë të kërkuara për pagën e Dzekos. 

(Kosova Sot Online )