Historike: Ronaldo ka shënuar më se shumti gola në histori të futbollit

  • S.A /
  • 03 February 2021 - 09:02
Historike: Ronaldo ka shënuar më se shumti gola në histori të futbollit

Cristiano Ronaldo është golashënuesi më i mirë në histori të futbollit. Kjo është bërë pasi që gazeta spanjolle Marca ka bërë kalikulimet e golave në ndeshje zyrtare

Portugezi ka shënuar dy gola për Juventusin kundër Interit në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Italisë të martën në mbrëmje. Këta ishin golat e 762 përkatësisht 763-të të tij.

Goli nga penalltia e barazon atë me Pelen dhe Josef Bicanin që në ndeshje zyrtare kanë shënuar 762 gola. Por këtu, ende ka teori konspirative pasi që numrat e Bican dhe Peles thonë se janë më të mëdhenj se sa janë shkruar. Disa burime kanë thënë që Bican ka shënuar më shumë së 805 gola.

Por, shifrat e Cristianos nuk vihen në pyetje, ai ka shënuar edhe golin e tij të dytë duke u thyer këtë rekord. Ai ka shënuar 31 gola me Sportingun, 118 gola me Manchester United, 451 gola me Real Madridin dhe 111 gola deri me tani me Juventusit. Ai ka edhe 102 gola me Portugalinë.

Tani, zyrtarisht Cristiano Ronaldo është golashënuesi më i mirë në histori të kësaj ndeshjeje. I vetmi lojtar i cili mund ta thyej rekordin e Cristianos në të ardhmen është Messi, i cili zyrtarisht është në vendin e pestë më 720 gola.

Image

(Kosova Sot Online )