Juventusi konfirmon skuadrën e plotë për Ligën e Kampionëve

  • S.A /
  • 03 February 2021 - 09:29
Juventusi konfirmon skuadrën e plotë për Ligën e Kampionëve

Juventusi e ka konfirmuar skuadrën e lojtarëve që do të luajnë në fazën e eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve.

Bianconerët nuk kanë bërë asnjë ndryshim në afatin kalimtar të janarit, pos largimit të Sami Khediras, i cili megjithatë nuk kishte luajtur aspak këtë sezon.

Ekipi i Andrea Pirlos ka mbetur i paprekur me disa lojtarë të rinj interesantë që ndodhen në listën B.

Skuadra e plotë e Juventusit për Ligën e Kampionëve.

Szczesny, Chiellini, De Ligt, Arthur, Ronaldo, Ramsey, Morata, Dybala, Alex Sandro, Danilo, McKennie, Cuadrado, Bonucci, Chiesa, Rabiot, Demiral, Bentancur, Pinsoglio, Bernardeschi, Frabotta, Kulusevski, Buffon.

Zonja e Vjetër do ta fillojë fazën e eliminimit direkt të garës së madhe evropiane me ndeshjen e parë të 1/8 së finales kundër Portos më 17 shkurt. 

(Kosova  Sot Online )