Guardiola: “Dias te City sikur Van Dijk te Liverpooli”

  • S.A /
  • 03 February 2021 - 11:01
Guardiola: “Dias te City sikur Van Dijk te Liverpooli”

City pësuar vetëm 10 gola në 28 ndeshje që prej ardhjes së Dias, e ka mbajtur 19 herë portën e paprekur.

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, ka thënë se Ruben Dias ka pasur ndikim të njëjtë me atë të Virgil van Dijk te Liverpooli kur ndihmoi Redsat të transformohen dhe të shndërrohen në një ekip fitues, për të triumfuar më pas në Premierligë dhe Champions League.

Dias është titullar i padiskutueshëm tani te City dhe me të në formacion, City ka pësuar vetëm 10 gola në 28 ndeshje që prej ardhjes së tij, e ka mbajtur 19 herë portën e paprekur.

“Po, absolutisht”, u përgjigj Guardiola kur u pyet nëse ardhja e Dias mund të krahasohet me atë të Van Dijk në Anfield.

“Deri më tani, ai është adaptuar shumë shpejt në aspektin e mentalitetit dhe ai është një djalë që jeton 24 orë për profesionin e tij”.

“Çdo hap që bën, në shtëpi, jashtë apo brenda fushës, haja, gjumi, koha rikuperimit, përgatitja, gjithçka është për të qenë perfekt për 95 minuta në një ndeshje futbolli”.

(Kosova Sot Online )