Mustafi në izolim, shtyhet debutimi me Schalken

  • S.A /
  • 04 February 2021 - 16:31
Mustafi në izolim, shtyhet debutimi me Schalken

Shkodran Mustafi ka kompletuar transferimin te Schalke 04 në minutat e fundit të afatit kalimtar të janarit.

Mbrojtësi shqiptar e ka ndërprerë kontratën me Arsenalin pas katër viteve të kaluara në Londër.

Mustafi ka nënshkruar një kontratë gjashtë mujore me Schalken, duke mos bërë më shumë të ditura marrëveshjen mes palëve.

Megjithatë debutimi i tij me klubin nga Gelsenkirchen do të vonojë. Ai nuk luajti në Kupën e Gjermanisë ndaj Wolfsburgut, por do të mungojë edhe këtë fundjavë në derbin që Schalke e zhvillon ndaj RB Leipzig.

E gjitha kjo është se lojtari është futur në izolim për shkak udhëtimit të tij nga Londra.

Gjermania po i fut në izolim të ardhurit nga Anglia dhe debutimi i Mustafit me Schalken pritet të bëhet javën e ardhshme ndaj Union Berlin. 

(Kosova Sot Online )