Momente paniku, përplasje e rëndë mes futbollistëve – Pepe shpërthen në lot!

  • S.A /
  • 05 February 2021 - 10:14
Momente paniku, përplasje e rëndë mes futbollistëve – Pepe shpërthen në lot!

Mbrojtësi i djathtë 26-vjeçar i Portos, Nanu, ka pësuar një lëndim të rëndë pas një përplasje me portierin rus të Belenenses Kritciuk.

https://tiger.cdnja.co/v/gz/GZ70J.mp4?secure=8tlu-NxjYaFNTFb8cVkkxg&expires=1612521000

Porto raporton se lojtari humbi vetëdijen nga përplasja e fort dhe ra menjëherë në tokë. Ai u transportua menjëherë me ambulancë për në spital ku vazhdon të qëndrojë, por lajmi mirë është se ai tashmë është i vetëdijshëm.

Pas ekzaminimeve, nuk është vërejtur ndonjë dëmtim serioz. Ndeshja u ndërpre për më shumë se dhjetë minuta dhe kishte skena paniku në mesin e lojtarëve, duke pasur parasysh situatën e Nanu, i cili ishte në shok në fushë. Pepe u kap nga kamerat duke qarë. 

(Kosova Sot Online )