Klopp me lajme të mira për Alisson, Fabinho dhe Mane para përballjes me Man Cityn

  • S.A /
  • 05 February 2021 - 15:22
Klopp me lajme të mira për Alisson, Fabinho dhe Mane para përballjes me Man Cityn

Jurgen Klopp ka dhënë detaje të reja për të dëmtuarit Alisson Becker, Fabinho dhe Sadio Mane, të cilët ka shumë mundësi që të kthehen në aksion kundër Manchester City.

Liverpooli pothuajse është jashtë garës për titull, por do të jetë edhe më shumë nëse të dielën pëson humbje në ‘Anfield’.

Kthimi i Alisson, Fabinho dhe Mane do të jetë pozitive për Jurgen Klopp që këtë edicion skuadra e tij po vuan nga dëmtime të shumta.

“Sadio dhe Fab do të jenë pjesë e stërvitjeve sot”, tha Klopp në konferencë të premten. “Më pas do të shohim”.

Alisson, në anën tjetër, mungoi shkaku i sëmundjes, por mund të kthehet në gol dhe të zëvendësojë Caoimhin Kelleherin kundër Man City.

“Ali ndihet më mirë, mjaftueshëm që të stërvitet sot”.

(Kosova Sot Online )