Kryetari i “Dardanëve” për Kemal Ademin: Na u kanë bë shumë labilë

  • E.K /
  • 05 February 2021 - 21:58
 Kryetari i “Dardanëve” për Kemal Ademin: Na u kanë bë shumë labilë

Deklarata e bërë sot nga futbollisti Kemal Ademi ka ngjallur shumë reagime nga tifozët e Kosovës.

Në një intervistë për “20min.ch”, Ademi tha se do të ndihej i lumtur nëse trajneri i Zvicrës do ta telefononte për t’i thënë se kanë nevojë për të.

“Do të isha shumë i lumtur nëse Vladimir Petkoviq do të vinte në kontakt dhe do të thoshte: Kemal, kam nevojë për ty. Unë gjithashtu bisedova me prindërit e mi për vendimin. Dhe tendenca tashmë po lëviz drejt Zvicrës. Por asgjë ende nuk është vendosur” – u shpreh Ademi.

Lidhur me këtë deklaratë, ka reaguar edhe i parë i tifogrupit “Dardanët”, Luli Berisha.

Ai tha se janë bërë shumë politikanë e njerëz labilë që po e fyejnë këtë tokë të shenjtë.

Reagimi i tij i plotë:

(Kosova Sot Online)