Zidane kapet me gazetarin: “Ti më bën të qesh… Ma thuaj në fytyrë, nëse dëshiron që të shkarkohem”

  • S.A /
  • 06 February 2021 - 10:25
Zidane kapet me gazetarin: “Ti më bën të qesh… Ma thuaj në fytyrë, nëse dëshiron që të shkarkohem”

Zinedine Zidane nuk ka mund të përmbahet në konferencë për media para ndeshjes që Real Madridi do ta zhvillojë të shtunën me Huescan.

Pas formës aspak të mirë këtë edicion, në konferencë iu bë disa herë pyetja për largimin e mundshëm nga Reali, nëse do të ndikojnë këto rezultate për t’i thënë në verë lamtumirë klubit.

Ai nuk mundi të përmbahet duke i reaguar menjëherë gazetarit.

“Ne e meritojmë të vazhdojmë të luftojmë. Vitin e kaluar fituam La Ligan, edhe tani po luftojmë. Vitin e kaluar, jo dhjetë vjet më parë, e fituam La Liga-n. Disa pyetje tuajat më bëjnë të qesh. Duhet të ndryshojmë, po. Unë thjesht meritoj pak respekt. Ti më bën të qesh…, por asgjë nuk ndodh. Ti thua kaq shumë gjëra. Ma thuaj në fytyrë, jo pas krahëve: duam të të zëvendësojmë”, u përgjigj Zidane. 

(Kosova Sot Online )