Ozil u kërkon falje tifozëve të Fenerbahces pas humbjes në derbi

  • E.K /
  • 07 February 2021 - 13:39
Ozil u kërkon falje tifozëve të Fenerbahces pas humbjes në derbi

Fenerbahce u mposht në derbin e madh turk ndaj Galatasarayt me rezultat 0:1 në kuadër të javës së 24-të në Superligën e Turqisë.

Golin e vetëm në këtë derbi e shënoi Abdallah në minutën e 54-të.

Minuta në derbin më të zjarrtë turk pati edhe për Mesut Ozilin, i cili u inkuadrua në lojë në minutën e 63-të.

Pas ndeshjes, Ozil u ka kërkuar falje tifozëve që nuk arritën një rezultat më të mirë.

“Dëshiroja që derbi im i parë me ekipin tim të përfundojë ndryshe, na vjen shumë keq për rezultatin mbrëmë. Por unë erdha në Fenerbahçe për të fituar dhe për t’i gëzuar ato me shokët e skuadrës dhe tifozët e mi. Rruga jonë është e gjatë dhe shpresojmë që kampionati të jetë i suksesshëm në fund…. ne gjithmonë do të vazhdojmë të bëjmë më të mirën për këtë klub” – shkroi Ozil në profilin e tij në Twitter. 

(Kosova Sot Online)