Pas 30 viteve, ekipi i madh evropian mund të bie nga liga

  • E.K /
  • 07 February 2021 - 14:43
Pas 30 viteve, ekipi i madh evropian mund të bie nga liga

Sezoni 2020/21 nuk iu doli aspak siç pritej ekipit të njohur gjerman, Schalke 04.

Dikur garonte për titull dhe merrte pjesë në Champions League, tani Schalke 04 është e fundosur në tabelë në pozitën e fundit.

Ata kanë arritur të grumbullojnë vetëm tetë pikë në 20 xhirot e këtij edicioni në Bundesligë.

Schalke 04 është nëntë pikë larg vendit që dërgon në Play-out, duke i ikur eliminimit direkt.

Por, për të arritur atë objektiv, Schalke i ka në dispozicion vetëm 14 xhiro.

Ky është sezoni i tretë radhazi që ata mund të përfundojnë sezonin në pjesën e dytë të tabelës.

Gjatë janarit, Schalke transferoi futbollistët e Arsenalit, Shkodran Mustafi dhe Sead Kolasinac.

(Kosova Sot Online)