Kjo gjë nuk i kishte ndodhur Liverpoolit që nga viti 2015

  • S.A /
  • 08 February 2021 - 11:05
Kjo gjë nuk i kishte ndodhur Liverpoolit që nga viti 2015

Liverpooli u thye mbrëmë duke u mposhtur thellë 1:4 nga Manchester City, që tani e ka “autostradë” para vetes në rrugën drejt titullit në Premierligë.

Në anën tjetër, “Reds” pësuan edhe një humbje tjetër dhe tani janë 10 pikë pas Cityt, që ka edhe një ndeshje më pak të zhvilluar.

Liverpooli vazhdoi krizën, duke e regjistruar kështu humbjen e dytë radhazi në Premierligë, diçka që kishte kohë që nuk i kishte ndodhur ekipit të drejtuar nga gjermani Jurgen Klopp.

Hera e fundit kur Liverpool kishte humbur dy herë radhazi në Premierligë ishte viti 2015.

Atëbotë më 29 gusht Liverpool ishte mposhtur 0:3 nga West Ham, kurse në xhiron pasuese ishte mposhtur 3:1 nga Manchester United. Atë sezon, Liverpool e kishte përfunduar në vendin e tetë. 

(Kosova Sot Online )