Messi në ndjekje të Suarez për golashënuesin më të mirë

  • S.A /
  • 08 February 2021 - 11:30
Messi në ndjekje të Suarez për golashënuesin më të mirë

Me gjithë spekulimet për të ardhmen e tij, Lionel Messi vazhdon të dëshmojë se është vendimtar për Barcelonën. Superylli i katalunasve u inkuadrua në minutën e 57-të ndaj Real Betisit dhe i mjaftuan pak më shumë se dy minuta për të shënuar.

Me praninë e argjentinasit në fushë, Blaugranët u frymëzuan që ta fitonin takimin me rezultat 3-2. Goli i shënuar ishte i 13-ti për Messin në këtë sezon dhe ai është barazuar në listë me Youssef En-Nesyri të Sevillas. Listën për golashënuesin më të mirë të La Ligas e udhëheq miku i afërt i 33-vjeçarit, Luis Suarez, i cili është duke shkëlqyer te Atletico Madridi.

(Kosova Sot Online )