Urgjentisht të filloj pastrimi i Policisë së Kosovës nga infektimi me virusin e mafio politikës dhe të krimit të organizuar mafioz!

Urgjentisht të filloj pastrimi i Policisë së Kosovës nga infektimi me virusin e mafio politikës dhe të krimit të organizuar mafioz!
Urgjentisht të filloj pastrimi i Policisë së Kosovës nga infektimi me virusin e mafio politikës dhe të krimit të organizuar mafioz!

Naim Miftari

  • 08 February 2021 - 07:49

Edhe nëse rastet shkojnë deri në gjykata, ato megjithatë përgjatë rrugës shkatërrohen, zhduken të gjitha provat, dhe është e pa mundur që në këto raste të mos jetë i implikuar ndonjë polic, prokuror dhe gjyqtar, pasi që dihet se të gjitha hallkat e sigurisë, policia, prokuroria, gjyqësia dhe AKI...janë organe të kapura fortë nga dora e mafiopolitikanëve dhe partive të korruptuara që janë pjesë e krimit të organizuar. Prandaj një VETING-FSHESË është e domosdoshme, është urgjente që të fillohet nga qeveritë e reja që po vijnë. Duhet ta bëjnë si punë të parë pastrimin e shteti nga mafia dhe oligarkët e lidhur me mafio-politikën. Derisa nuk ndodhë një pastrim i tillë , duke filluar pikerisht nga politika dhe deri në të gjitha segmentet e sigurisë, Kosova gjithmonë do të ketë këso rastesh ku policët janë aktor dhe pjesëmarrës në veprat kriminale.

-Unë kam qenë polic vetë në një kohë shumë të rrezikshme menjëherë disa muaj pas luftës, kur dhuna edhe rreziku ishin në kulm, kur pothuajse çdo i dyti njeri ishte i armatosur. Në atë kohë forcën e kemi përdorë vetëm në rast se kemi qenë të sulmuar apo shumë të sigurt se jemi të rrezikuar. Ka pasur raste kur në Fushë Kosovë, afër një shkolle fillore, kemi kapur një grup në tentativë për ta dhunuar një vajzë 15 vjeçare, të gjithë shqiptar. Nuk jemi treguar të butë por nuk kemi ushtruar dhunë. Krejtësisht çka kemi arritur të bëjmë si masë parandaluese dhe zotërim për ta mbajtur personin. Me plot të drejtë kemi reaguar dhe i kemi kapur afër qafës personat, ne rastin tjetër, edhe pse në grup të armatosur e nën ndikimin e drogës, diku te Dobreva, edhe aty e kemi përdorë forcën por vetëm derisa i kemi neutralizuar për ta tejkaluar rrezikun e përgjithshëm, por askush nuk është lënduar dhe dëmtuar rëndë.

Gjithmonë kemi qenë të kujdesshëm që të përdoret forca proporcionale, nëse i dyshimti tenton ta përdorë forcën në kundërshtim të arrestimit të tij. Dihet që për ta përballuar policia e përdorë forcën në një shkallë më të lartë për ta mënjanuar rrezikun e mundshëm që mundë të paraqet i dyshuari që arrestohet në atë moment. Sa ju përket rasteve pse kohëve të fundit po ndodhin shumë të tilla ku policia po tregohet brutale, si polici ku mungon rregulli morali dhe etika, këto gjëra kanë ndodhur dhe po ndodhin pasi që Kosova ka shumë polic nga pjesa e kuadrit komandues që janë kryekëput në ndikime politike, të ndikuar nga grupet e interesit që dominohen nga PDK dhe LDK, por shumë më pak edhe nga AAK.

Kjo po shihet dita ditës pasi që kuadrat komanduese nuk mundë të zgjidhen pa qenë të dëgjuarit e bosëve apo kukulla politike të dikujt. Prandaj edhe ka ndodhur dhe po ndodhë që këto kuadro shumicën e rasteve i mbulojnë, i fshehin ato raste kur policët tejkalojnë kompetencat dhe thyejnë ligjin, kur i rrahin, frikësojnë ose maltretojnë e qytetarë e Kosovës kur ata kapen në ndonjë situatë që bije ndesh me ligjin.

Gjithkund në botë ndodhin raste devijonte të polici por nuk mbulohen as nuk fshehën, por ato denoncohen dhe gjykatat veprojnë pa mëshirë sipas ligjit edhe kundër policëve që thyejnë ligjin. Edhe në shtetet perëndimore çdo polici e ka kontrollin e brendshëm, njësi që i ndjek edhe i futë në kurth policët e korruptuar apo policët brutal. Vetëm këtu te ne ndodhë që nëse ke lidhje politike mundesh ti rrahësh njerëzit e pastaj edhe ti falsifikosh apo edh ti shkatërrosh provat kundër një krimineli apo kundër një grupi kriminelësh, pasi te shumica e rasteve dalin të implikuar individ të fuqishëm politik dhe mafioz.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".