Zyrtare: Hamilton rinovon me Mercedesin

  • S.A /
  • 08 February 2021 - 13:22
Zyrtare: Hamilton rinovon me Mercedesin

Shoferi legjendar i Formula 1, Lewis Hamilton ka rinovuar kontratën e tij me Mercedes.

Ai ka rinovuar edhe për një sezon tjetër, ndërsa po shkon në ndjekje të titullit të tetë rekord.

Skuadra gjermane ka fituar shtatë kampionatet e fundit botërore dhe me krenari njoftuan për marrëveshjen e arritur.

Hamilton do të mbetet te Mercedes të paktën deri në fund të sezonit 2021. 

(Kosova Sot Online )