Konfirmohet lëndimi i Manolas, Rrahmani pritet të startojë në ndeshjen e radhës

  • S.A /
  • 08 February 2021 - 14:24
Konfirmohet lëndimi i Manolas, Rrahmani pritet të startojë në ndeshjen e radhës

Napoli ka konfirmuar që Kostas Manolas do të mbetet për tre javë, pasi ai pësoi një ndrydhje të shkallës së dytë dhe dëmtoi ligamentin në kyçin e djathtë.

Mbrojtësi grek u zëvendësua në Marassi dhe kreu teste këtë mëngjes në klinikën Pineta Grande.

Napoli përballet me Atalantan në kuadër të gjysmëfinaleve të Coppa Italia të mërkurën dhe pret Juventusin në një përplasje të Serisë A të shtunën.

Gattuso do të jetë pa Manolas dhe Koulibalyn në ndeshjet e ardhshme dhe sipas të gjitha gjasave, Rrahmani do të startojë.

(Kosova Sot Online )