Gjermania “ia mbyll dyert” edhe Cityt, ndeshja me M’gladbach do luhet në Hungari

  • S.A /
  • 09 February 2021 - 09:01
Gjermania “ia mbyll dyert” edhe Cityt, ndeshja me M’gladbach do luhet në Hungari

Qeveria gjermane ka vendosur të bllokojë hyrjen në vend të të gjithë atyre që vijnë nga Britania e Madhe, për të mbrojtur sadopak kërcënimin që vjen nga versioni britanik i Covid-19, çështje kjo që pa prishur jo pak planet e klubeve të futbollit.

Kështu skuadrës së Leipzig nuk iu lejua të presë Liverpoolin në shtëpinë e saj në “Red Bull Arena”, ndaj pas konsultimesh të shumta, u vendos që sfida të luhet në stadiumin “Puscas Arena” të Budapestit, më 16 shkurt në orën 21:00.

Po i njëjti problem është edhe për skuadrën tjetër gjermane, Borussia Monchengladbach, e cila në fazën e 1/8-ave do të përballet me anglezët e Manchester City-t. Ndeshja është planifikuar për më 24 shkurt në orën 21:00, ndërsa klubet dhe UEFA kanë vendosur sërish që stadiumi pritës të jetë “Puscas Arena” në Hungari.

Gjithsesi vlen të theksohet se prej thuajse një viti ndeshjet e futbollit luhen pa praninë e publikut, ndaj edhe zhvillimi i këtyre takimeve në “Puscas Arena” nuk pritet të ndikojë aspak te performanca e klubeve gjermane.

(Kosova Sot Online )