Strakosha i hapur për kalim në Bundesliga

  • S.A /
  • 09 February 2021 - 09:06
Strakosha i hapur për kalim në Bundesliga

Portieri i Lazios, Thomas Strakosha është i hapur për një kalim në Bundesliga. “Është një ligë interesante”, ka thënë ai

Portieri i Kombëtares shqiptare nuk është më startues të Simone Inzaghi dhe duket se është duke i përgatitur valixhet për t’u larguar, pasi që ka pasur vetëm 8 paraqitje këtë sezon.

25 vjeçari ishte testuar pozitiv në nëntor, por Pepe Reina ka qenë një startues i rregullt prej që u transferua në skuadrën romake.

“Jam i hapur për sfida të reja”, ka thënë portieri i Lazios për Sky Sports DE.

“Roma është si shtëpia e dytë për mua, por Bundesliga është një ligë interesante, do të ishte një vend ideal për mua”.

Strakosha ju bashkua Lazios në verë të 2016-ës nga Salernitana dshe ka pasur 174 paraqitje për bardhekaltërit deri me tani. 

(Kosova Sot Online )