Reali me shumë mungesa kundër Getafes, Zidane fton 5 lojtarë të akademisë

  • S.A /
  • 09 February 2021 - 12:34
Reali me shumë mungesa kundër Getafes, Zidane fton 5 lojtarë të akademisë

Reali do të jetë pa shumë futbollistë të ekipit të parë sonte kundër Getafes. Në Alfredo Di Stefano, s’do të jenë lojtarë si Lucas Vasquez, Rodrygo, Eden Hazard, Alvaro Odriozola, Sergio Ramos, Dani Carvajal, Fede Valverde dhe Toni Kroos. Shumica për shkak të dëmtimeve, kurse Kroos është i suspenduar.

Për shkak të mungesave të shumta, Zinedine Zidane ka ftuar pesë lojtarë të akademisë; Chust dhe Miguel mbrojtës si dhe Marvin, Arribas dhe Blanco mesfushorë.

(Kosova Sot Online )