Reali do ta transferojë një emër të madh në verë

  • S.A /
  • 09 February 2021 - 12:36
Reali do ta transferojë një emër të madh në verë

Real Madridi ka qenë i heshtur në tregun e transferimeve, por ata duan të nënshkruajnë një emër të madh këtë verë. Në veçanti, Kylian Mbappe dhe Erling Haaland janë të dy që u interesojnë më shumë “Los Blancos”. Gazetari Josep Pedrerol i ‘El Chiringuito’ këmbëngul se Real Madrid do të nënshkruajë një yll përpara sezonit të ardhshëm me Mbappe ose Haaland në mendje.

“Objektivi kryesor për Real Madrid sezonin e ardhshëm është të nënshkruajë Mbappe dhe nëse Messi qëndron në Barcelona kjo mund të jetë shumë e vështirë, me PSG që ndoshta nuk e lejon atë të shkojë”, tha Pedrerol. Sidoqoftë, prezantuesi i ‘El Chiringuito’ beson se Real Madrid nuk është i gatshëm të paguajë më shumë se 150 milionë euro për yllin francez. Nëse Mbappe nuk është në gjendje të largohet nga PSG në verë, objektivi tjetër i Real Madrid do të jetë Haaland. “Nëse Mbappe nuk vjen, atëherë ata do të bëjnë lëvizje për Haaland. Njëri prej tyre do të jetë një lojtar i Real Madrid sezonin e ardhshëm,” përfundoi Pedrerol.

(Kosova Sot Online )