Sherr mes Koeman e Garcia, shkaku Messi: “Le të flasin, por…

  • S.A /
  • 09 February 2021 - 15:40
Sherr mes Koeman e Garcia, shkaku Messi: “Le të flasin, por…

Ronald Koeman është i irrituar me Rudi Garcian.

Trajneri i Lyon ditë më parë i reagoi Koemanit, pasi ky i fundit u ndie i ofenduar me PSG-në që po flasin për blerjen e mundshme të Lionel Messi.

Garcia reagoi duke u çuditur me ankesat e Koeman, njeriu që vazhdimisht fliste për futbollistin e huaj, Memphis Depay, lojtarin e Lyon, e tani i duket keq që të tjerët të flasin për futbollistin e tij.

Sido që të jetë, prapë se prapë Koeman nuk e sheh të drejtë përfshirjen e Garcias në këtë mesele.

“Nëse duan të flasin për Messin le të flasin… por që të përfshihet trajneri i Lyon… (Rudi García) duket se dëshiron të jetë ai protagonist”, u shpreh Koeman.

Zërat vazhdojnë të rriten për një kalim të Messit në PSG – Neymar Junior mund të jetë çelësi në këtë transferim. 

(Kosova Sot Online )