Po shkëlqen me Milanin, por kjo është vlera e vogël e Ibrahimovicit në treg

  • S.A /
  • 09 February 2021 - 16:53
Po shkëlqen me Milanin, por kjo është vlera e vogël e Ibrahimovicit në treg

Përkundër formës fantastike që po kalon Zlatan Ibrahimovic me Milanin, ai ka një vlerë të ulët në Transfermarkt. Vlera e tij është vetëm 5 milionë euro.

Në 11 ndeshjet që ka luajtur Ibrahimovic në Serie A këtë edicion ka realizuar 14 gola, që i bie një gol në çdo 62.9 minuta. Prej tyre tri i ka shënuar nga pika e bardhë.

Sulmuesi 39-vjeçar ka munguar në 10 ndeshje të Serie A për shkak të lëndimit, kurse një kohë edhe ishte i infektuar me koronavirus.

Ai u rikthye dhe vazhdoi aty ku e la, duke shënuar gola, ndërsa po e udhëheq Milanin drejt titullit.

Aktualisht, “Rossonerët” janë në vendin e parë me 49 pikë, dy më shumë se Interi që gjendet në pozitën e dytë. 

(Kosova Sot Online )