Jordi Cruyff: “Babai im do ta kishte votuar Laportën, është e qartë”

  • S.A /
  • 10 February 2021 - 13:51
Jordi Cruyff: “Babai im do ta kishte votuar Laportën, është e qartë”

Deklarata e Jordi Cruyff mund të jetë një goditje e madhe për shumë kandidatë në garën për president të Barcelonës.

Ai haptazi e ka pranuar se po të ishte gjallë babai i tij, legjenda e Barçës, Johan Cruyff, do ta kishte votuar pa u menduar dy herë Joan Laportan, që ka qenë edhe në epokën e artë të Pep Guardiolës në krye të klubit.

“Kë do ta votonte babai im me 7 mars? Është pothuajse e qartë, Johan Laporta. Ata kanë shkuar mirë, kanë bashkëpunuar për disa vite me radhë, kjo është e qartë”. U përgjigj Jordi.

“Ish lojtarët dhe lojtarë flasin mirë për Laportan, të gjithë dhe kjo nuk është e lehtë (për kundërshtarët e Laportës). Tifozët e Barçës duan të kthehen në kohë të mira. Laporta merrte vendime të guximshme. Njerëzit duan të ndiejnë përsëri ato ndjenja të së kaluarës. Pankarta ishte e qartë”. 

(Kosova Sot Online )