Ndodh në Portugali, futbollistët” “detyrohen” ta shtyjnë ambulancën

  • S.A /
  • 11 February 2021 - 10:12
Ndodh në Portugali, futbollistët” “detyrohen” ta shtyjnë ambulancën

Tre ditë pas përballjes së tyre në kampionat (2-2), SC Braga dhe Porto u takuan përsëri të mërkurën për ndeshjen e parë të gjysmëfinaleve të Kupës së Portugalisë. Ekipet edhe një herë kanë barazuar (1-1).

Porto, i udhëhequr nga trajneri Sergio Conceicao, po fitonte deri në minutat e fundit, në atë të 93-të. Edhe në këtë takim Blutë dhe të Bardhët u plasën edhe në këtë ndeshje në fund të lojës.

Në këtë takim, në memorien e të gjithëve mbeti episodi me ambulancën.

Lojtari i Portos, Luiz Diaz, shkeli shumë në kyçin e këmbës të David Carmo , gjë që u ndëshkua me karton të kuq. Doktorët më pas me një ambulancë, zbarkuan në fushë për ta larguar mbrojtësin e Bragës… por ishte e pamundur për të ecur nga lagështia e fushës.

Më pas, disa lojtarë u mblodhën dhe e shtyn atë për ta larguar nga fusha.

Ndeshja e kthimit mes Portos dhe Bragës do të zhvillohet më 3 mars. 

(Kosova Sot Online )