“Gjyqtarët nuk po e mbrojnë Neymarin”

  • S.A /
  • 11 February 2021 - 13:29
“Gjyqtarët nuk po e mbrojnë Neymarin”

Neymar rrezikon të humbasë sfidën mes Barcelonën në Ligën e Kampionëve. Ai është dëmtuar të mërkurën mbrëma në Kupën e Francës. Mauricio Pochettino është i mërzitur saqë i është vërsulur gjyqtarëve, duke thënë se Ney nuk po mbrohet aq sa duhet.

“Nuk dua të flas për mënyrën si luan kundërshtari e as stilin e Neymar, se si luan lojën e tij, por thjesht kam ndjenjën se ndonjëherë mungon mbrojtja nga ana e gjyqtarëve. Kështu ndjej”. Pochettino ende nuk e di nëse Neymar do të jetë gati për ndeshjen e së martës. Gjatë ditës do të bëhen më shumë teste për të parë shkallën e dëmtimit.

(Kosova Sot Online )