Tani doli për lëndinë hajdutëria e Shpend Ahmetit dhe sejmenëve të tij, le të zgjohet prokuroria nga gjumi

Tani doli për lëndinë hajdutëria e Shpend Ahmetit dhe sejmenëve të tij, le të zgjohet prokuroria nga gjumi
Tani doli për lëndinë hajdutëria e Shpend Ahmetit dhe sejmenëve të tij, le të zgjohet prokuroria nga gjumi

Ragip Guraziu

  • 10 February 2021 - 07:43

Shkruan: Ragip Guraziu

Nuk dihet se pse ende po heziton PSRK-ja qe mbi bazën e shume Kallëzimeve penale të ushtruara nga qytetarët dhe bizneset, me fakte të bazuara, për hetime për korrupsion e krim të organizuar, nuk po vepron, që definitivisht t’i NDALOJNE e izolojnë nga zyrat e ti qojnë në Paraburgim për arsye të HETIMEVE të plota kundër : Shpend Ahmetit & Dardan Sejdiut dhe dy bashkëpunëtoret tjerë të tij Ardian Olluri&Genc Bashota që po sundojnë e vjedhin hajdutërisht me qindra miliona euro për çdo vit, së bashku me të gjitha drejtoritë e Komunës së Prishtinës pa ndërprerje që nga viti 2013 e deri me sot, ose për afro 8 vite.

-Edhe pse unë dhe kolegët e mi, si analist politik, me shkrimet tonat, në Kosova-Sot sa i përket, komunës së Prishtinës, korrupsionit, hajnisë, degradimit të komunës së Prishtinës, kemi shkruar e folur shumë, nuk jemi në dijeni, pse ende po heziton PSRK-ja që mbi bazën e shume Kallëzimeve penale të ushtruara nga qytetarët dhe bizneset, dhe dyshimeve e aktvendimeve të bazuara për hetime për korrupsion e krim të organizuar që definitivisht t’i ndalojnë e izolojnë nga zyrat e tyre në Paraburgim për arsye të hetimeve të plota kundër : Shpend Ahmetit , Dardan Sejdiut dhe dy bashkëpunëtorët tjerë të tij, dy që të hënën iu ju publikuan edhe emrat e tyre, që bëhet fjalë për, Ardian Ollurin, e Genc Bashota që po sundojnë e vjedhin hajdutërisht me qindra miliona euro për çdo vit së bashku me të gjitha drejtoritë e Komunës së Prishtinës pa ndërprerje që nga viti 2013 dhe deri me sot ose për afro 8 vite ?!

Edhe pse me shumë vonesë, duket se po i vjen fundi më i turpshëm i qeverisjes së tej kriminalizuar të Shpend Ahmetit e Dardan Sejdiut me Prishtinën, pasi që së fundi veç kanë filluar të hapen dosjet e prokurorisë dhe të zbardhen aferat korruptive e të zhvatjes edhe nga vartësit e kryetarit Ahmeti. Sipas informacionit të lëshuar nga Prokuroria e shtetit, thuhet se gjatë ditës së djeshme( e hënë) është ndaluar një zyrtar i Komunës së Prishtinës për keqpërdorim të pozitës zyrtare. Bëhet fjalë për mbikëqyrësin e Zyrës për Mbrojte dhe Ndihmë të Viktimave në Komunën e Prishtinës dhe zyrave regjionale , me inicialet A.P. I ndaluari dyshohet për kryerje të veprës penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtare”.

Nëpërmjet një komunikate bëhet e ditur se i dyshuari me vendim të Prokurorisë së Shtetit është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh. “Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda-Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, sot me aktvendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar për 48 orë personin me inicialet A.P. mbikëqyrës i Zyrës për Mbrojtje dhe Ndihmë Viktimave, në Prishtinë dhe zyrave regjionale, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 414 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. I dyshuari, me vendim të Prokurorit të Shtetit, është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh”, saktëson njoftimi që vjen nga Prokuroria Themelore e Shtetit në Prishtinë.

Tani me të drejtë shtrohet pyetja: A po i ngushtohet rrethi i lidhjeve me krimin, qeverisjes që korruptuar të Shpend Ahmetit dhe vartësve të tij tash në përfundim të mandatit të tij të dytë e kriminal me kryeqytetin? A duhet të fillon pa vonesë Prokuroria me shkundjen e pluhurit të dosjeve të krimit të organizuar që ndërlidhen me aferat e lejeve ndërtimore nëpërmes të cilave është bërë abuzimi më i madh dhe degradimi i pa përmirësueshmen i pjesës më të madhe të qytetit të Prishtinës me rrethinë? Përgjigja do të duhej të ishte Po.Ata definitivisht duhet te Paraburgosen per t’u hetuar per veprat penale te konzumuara duke u perballur me drejtesine dhe ligjet e vendit !

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".