Bayerni fitoi Kupën e Botës për Klube, por iu lëndua ylli i skuadrës

  • E.K /
  • 12 February 2021 - 23:30
 Bayerni fitoi Kupën e Botës për Klube, por iu lëndua ylli i skuadrës

Bayern Munich vijon të shtojë kupa në dhomën e trofeve, pasi me Botërorin e Klubeve kompletoi 6-shen e titujve sezonal, diçka që e kishte arritur vetëm Barcelona e Pep Guardiolës më përpara.

Megjithatë suksesi ndaj Tigres në finalen e Katarit pati kosto për bavarezët, pasi Serge Gnabry pësoi një dëmtim, që pritet ta lërë për pak javë jashtë fushave të lojës.

Gjithçka u konfirmua edhe nga ekzaminimet mjekësore të futbollistit të kombëtares gjermane, ndërsa për përballjen me Lazion në Ligën e Kampionëve, trajneri Hansi Flick nuk do të ketë në dispozicion as Thomas Muller.

Ky i fundit ka rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit dhe menjëherë pas rikthimit në Gjermani është vendosur në një karantinë 10-ditore, ndaj vetëm pas këtij afati mund t’i bashkohet skuadrës në stërvitje, nëse merr përgjigje negative nga testimi.

(Kosova Sot Online)