Tension te Napoli para Juves, tifozët e zemëruar nuk falin askënd

  • E.K /
  • 13 February 2021 - 12:47
Tension te Napoli para Juves, tifozët e zemëruar nuk falin askënd

Situata te Napoli në javët e fundit nuk është më e mira e mundshme.

Të besuarit e Gattusos po gabojnë në kampionat, humbën Superkupën ndaj Juventusit si dhe u eliminuan nga Kupa e Italisë nga Atalanta këtë të mërkurë.

Si rrjedhojë e këtyre rezultatave negative, tifozët napoletanë e kanë humbur toruan dhe kanë zgjedhur t’ia shprehin nga afër mllefin e tyre skuadrës.

Mbrëmjen e djeshme kanë qenë rreth 40 tifozë ultras që janë grumbulluar në hotelin ku po qëndron ekipi në prag të përballjes me Juventusin dhe i kanë fyer të gjithë lojtarët.

Mësohet se Victor Osimhen dhe Hirving Lozano ishin të vetmit që i shpëtuan zëmërimit të tifozëve, ndërsa pjesa tjetër bashkë me trajnerin Gattuso ishte në qëndër të kritikave.

Ky i fundit ndërkohë ka bërë disa ndryshime rrënjësore në look, duke hequr tërësisht mjekrën, aq sa stafi i hotelit nuk e njohën atë.

(Kosova Sot Online)