Pique dhe Braithwaite rikthehen në stërvitje

  • S.A /
  • 15 February 2021 - 16:01
Pique dhe Braithwaite rikthehen në stërvitje

Gerard Pique dhe Martin Braithwaite janë rikthyer në stërvitje me skuadrën e Barcelonës. Barcelona e mbajti një stërvitje të hënën në mëngjes, para ndeshjes kundër Paris Saint-Germain në Ligën e Kampionëve të martën. Pique dhe Braithwaite u stërvitën me bashkëlojtarë për herë të parë pas një kohe të gjatë, pas riaftësimit nga lëndimet.

Rikthimi i tyre në stërvitje është lajm i mirë për trajnerin Ronald Koeman, i cili do të ketë më shumë zgjidhje tani. Sulmuesi danez kishte munguar kundër Sevillës dhe Alavesit shkaku i lëndimit por tani pritet të jetë i gatshëm të luajë. Pique u stërvit normalisht dhe u pa i buzëqeshur tërë kohën. Mbrojtësi spanjoll mungon që prej nëntorit, kur e lëndoi gjurin. 

(Kosova Sot Online )