Mbappe – Jordi Albas: Hajde dalim jashtë, do të të vras!

  • S.A /
  • 18 February 2021 - 09:03
Mbappe – Jordi Albas: Hajde dalim jashtë, do të të vras!

Kylian Mbappe nuk ishte në qendër të vëmendjes vetëm për paraqitjen mbresëlënëse që kulmoi me het-trik në fitoren e PSG-së 4:1 kundër Barcelonës, por edhe për zënkën në fushë me lojtarët katalonas.

Sulmuesi francez e kërcënoi me fjalë të rënda mbrojtësin spanjoll gjatë fjalosjes.

Gjersa po priste në zonë ekzekutimin e një rivënie nga këndi, Mbappe i kërkoi Sergino Destit të mos e prekte, gjë që e bëri Alban t’i dalë në mbrojtje bashkëlojtarit të vet.

Kamerat e Movistar + e kanë xhiruar bisedën e plotë mes tyre.

Biseda e plotë mes Mbappes, Albas, Destit dhe Gerard Piques:

Mbappe – Destit: “Mos më prek!”

Alba – Mbappes: “Ai të kërkoi falje. Shikoje letërnjoftimin tënd. Ju jeni arrogant, jeni arrogant”.

Mbappe – Albas: “Në rrugë do të të vras, në rrugë do të të vras!”

Pique – Mbappes: “Kë do ta vrasës ti?”

Alba – Piques: “Ai po mëson, djaloshi po mëson”. 

(Kosova Sot Online )