Kosova synon fitore kundër Luksemburgut, për t’i mbajtur gjallë shpresat për kualifikim në Botërorin 2023

  • S.A /
  • 18 February 2021 - 10:14
Kosova synon fitore kundër Luksemburgut, për t’i mbajtur gjallë shpresat për kualifikim në Botërorin 2023

Kombëtarja e Kosovës do ta presë Luksemburgun sot në Prishtinë, për ndeshjen e xhiros së pestë të fazës parakualifikuese për Kupën e Botës 2023.

Kosova është në një grup me Sllovakinë, Islandën dhe Luksemburgun.

Ndeshja do të zhvillohet sonte në orën 19:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve.

Kosova është e parafundit në Grupin B me gjashtë pikë, aq sa ka Sllovakia në vendin e dytë dhe një më pak se lideri Islanda. Luksemburgu është i fundit me pesë pikë.

Përzgjedhësi i Kosovës, Christos Marmarinos e publikoi dje 12-shen përfundimtare për ndeshjen kundër Luksemburgut.

Gëzim Morina do të mungojë për shkak të lëndimit, derisa për dallim nga ndeshjet e nëntorit janë rikthyer Dardan Berisha dhe Samir Zekiqi. Po ashtu në Kombëtaren e Kosovës është rikthyer Divine Myles.

Denis Zenelaj do të debutojë për dardanët.

12-shja përfundimtare: Divine Myles, Valon Bunjaku, Mikaile Tmusiq, Dardan Berisha, Erjon Kastrati, Denis Zenelaj, Meriton Ismaili, Drilon Hajrizi, Samir Zekiqi, Alban Veseli, Fisnik Rugova dhe Urim Zenelaj.

(Kosova Sot Online )