Liverpooli kërkon transferimin e Ben White për të zgjidhur problemet në mbrojtje

  • S.A /
  • 22 February 2021 - 11:06
Liverpooli kërkon transferimin e Ben White për të zgjidhur problemet në mbrojtje

Liverpooli nuk është duke kaluar nëpër një formë të mirë këtë edicion në Ligën Premier.

Skuadra e trajnerit gjerman Jurgen Klopp ka dalë nga gara për titull pas rezultateve katastrofike ndeshjeve të fundit. Lëndimet kanë qenë problemi kryesor për The Reds këtë vit, derisa afrimet e reja si Ozak Kabak e Ben Davies në mbrojtje nuk e kanë bindur si duket trajnerin Jurgen Klopp.

Mediat në Angli kanë raportuar se kampioni në fuqi i Ligës Premier synon afrimin e një tjetër mbrojtësi qendror në verë.Ben White po shihet si zgjidhja e problemeve në repartin defensivë, me anglezin që pëlqehet shumë në Anfield.

Gjithnjë sipas mediave në Angli, The Reds janë të gatshëm të shpenzojnë 50 milionë euro në verë për afrimin e reprezentuesit anglez.

Transferimi i White nuk do të jetë aspak i lehtë, pasi lojtari ndiqet edhe nga skuadrat tjera të mëdha si Chelsea, Tottenham Hotspur e Manchester United. 

(Kosova Sot Online )