Totti: Më parë do të bëja vetëvrasje sesa ta braktisja Romën

  • S.A /
  • 23 February 2021 - 11:56
Totti: Më parë do të bëja vetëvrasje sesa ta braktisja Romën

Francesco Totti ka thënë se gjithmonë e kishte parafytyruar veten si lojtar i Romës dhe nënvizoi se më parë do të vriste veten sesa të largohej.

Totti ia përkushtoi gjithë karrierën e vet si futbollist Romës, pavarësisht se kishte oferta josheshe dhe fitimprurëse nga gjigantë të evropian, në mesin e tyre edhe nga Real Madridi.

Ai i bëri 619 paraqitje për Romën nga viti 1992 deri më 2017, kur u pensionua.

Duk folur për Bobo TV të hënën mbrëma, Totti e kujtoi lamtumirën nga Roma.

“Gjithmonë e kam parafytyruar veten në Romë. Pastaj ama më vunë me shpatulla pas murit, duke më detyruar ta marrë një vendim të cilin nuk do ta merrja kurrë”, tha Totti.

“E bëra një zgjidhje, vendosa të qëndroj në botën e futbollit”, shtoi ai.

Totti, i cili i kaloi dy sezone në bordin e drejtorëve deri në qershor 2019, u pyet se çfarë do të bënte nëse pronarët e rinj të Romës e kontaktojnë.

“Do të ulesha dhe do të bisedoja me ta. Por tani dua ta përfundoj këtë rrugë, nuk do të isha në paqe me veten nëse do t’i jepja fund. Do të ndihesha keq nëse do t’i braktisja bashkëpunëtorët e mi. Më parë do ta vrisja veten sesa ta braktisja Romën”, nënvizoi ai.

(Kosovca  Sot Online )