Policia zbulon detajin që ia shpëtoi jetën Woodsit në aksidentin e frikshëm

  • S.A /
  • 24 February 2021 - 15:49
Policia zbulon detajin që ia shpëtoi jetën Woodsit në aksidentin e frikshëm

Sherifi i policisë në Los Angeles, Alex Villaneuva, ka dhënë hollësi rreth shpëtimit të Tiger Woodsit nga aksidenti i rëndë me makinë.

Woods e pësoi një aksident të rëndë të martën në Los Angeles, nga i cili mbeti me lëndime të rënda dhe u desh ndërhyrja e zjarrfikësve dhe ndihmës së parë për ta nxjerrë të gjallë nga makina.

Ai është zgjuar dhe ka reaguar pozitivisht pas operacionit në këmbë, ka njoftuar ekipi i tij.

Aq i rëndë ishte aksidenti saqë 45-vjeçari – 15 herë kampion i botës në golf – u desh të nxirrej nga makina nga zjarrfikësit dhe mjekët.

Zjarrfikësit kishin përdorur sëpatë për ta thyer makinën në mënyrë që ta nxirrnin golfistin. Mundësia që në aksident të jetë përfshirë ndonjë makinë tjetër është hedhur poshtë.

Villaneuva ka thënë se interieri i makinës ishte vendimtar për t’i ndihmuar Woodsit t’i mbijetojë aksidentit.

“Pjesa e jashtë e makinës u shkatërruar plotësisht, por pjesa e brendshme ishte e paprekshme. Interieri bëri që ai t’i mbijetojë aksidentit. Përndryshe, aksidenti do të kishte qenë fatal”, tha Villaneuva. 

(Kosova Sot Online )