Lexoni edhe:
Mbytet duke notuar në liqen babai i portierit të Liverpoolit dhe Brazilit
Pep Guardiola e ka thënë me shaka se paraja është arsyeja kryesore e suksesit që e ka arritur Manchester City, skuadra e udhëhequr nga ai që vijon të jetë e pamposhtur në vitin 2021.
Fitorja 2:0 kundër Borussia Monchengladbach të mërkurën, nënkupton se City i ka fituar tani 19 ndeshje në të gjitha garat.
Falë ecurisë së kohëve të fundit, Guardiola dhe skuadra e tij City janë liderë të Premierligës dhe falë fitores kundër klubit gjerman të mërkurën, janë me një këmbë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Mbytet duke notuar në liqen babai i portierit të Liverpoolit dhe BrazilitLexoni edhe:
“Ne kemi shumë para për të blerë shumë lojtarë të jashtëzakonshëm”, tha Guardiola në konferencë për media kur u pyet sesi ekipi i tij i fitoi 19 ndeshje radhazi.
“Është e vërtetë. Pa lojtarë me cilësi të mira, nuk mund ta arrish këtë. Lojtarët janë fantastik dhe kanë marrëdhënie shumë të mira njëri me tjetrin. Ata e luajnë çdo ndeshje për ta fituar”, shtoi ai.
(Kosova Sot Online )