James: Askush në Real Madrid nuk më dëshiron mua më

  • S.A /
  • 25 February 2021 - 15:52
James: Askush në Real Madrid nuk më dëshiron mua më

James Rodriguez beson se është i padëshirueshëm në Real Madrid dhe se klubi nuk do të ishte i interesuar për ta kthyer atë në Santiago Bernabeu në të ardhmen. Përfaqësuesi i Kolumbisë nuk ishte në planet e trajnerit Zinedine Zidane dhe iu bashkua Evertonit në Premierligë në verë. Në Merseyside, kolumbiani u ribashkua me trajnerin Carlo Ancelotti.

I pyetur nga tifozët nëse do të rikthehej në kryeqytetin spanjoll gjatë një paraqitjeje në rrjetin social Twitch, James tha se Real Madridi nuk do të ishte i interesuar për të më. 
“Askush nuk më do atje më”, u përgjigj James.

Edhe kur ishte pjesë e Madridit, James u dërgua në huazim te Bayern Munich për dy vjet, nga viti 2017 deri më 2019.
(Kosova Sot Online )