Prishtina fiton në sekondat e fundit

  • E.K /
  • 27 February 2021 - 16:11
Prishtina fiton në sekondat e fundit

Prishtina do t’i marrë tri pikë me vete në kryeqytet.

Në stadiumin “Riza Lushta”, mysafirët fituan me një gol të shënuar në fund të takimit, sfidë që përfundoi 2-1 në të mirë të skuadrës nga kryeqyteti.

Përkundër dominimit të FC Prishtinës, pjesa e parë u mbyll pa gola, derisa në formë të lartë ishte portieri vendas, Ardit Nika.

Në pjesën e dytë, FC Prishtina shënoi dy gola përmes Lumbardh Dellovës (’52) dhe Leonit Abazit në minutën e gjashtë të kohës shtesë.

Ndërkaq, golin e nderit pvr vendasit e shënoi Arbnor Muja në minutën e 90-të.

(Kosova Sot Online)