Dramë në skuadrën e PSG-së para takimit me Barcelonën

  • S.A /
  • 01 March 2021 - 09:32
Dramë në skuadrën e PSG-së para takimit me Barcelonën

Dramë në skuadrën e PSG-së para takimit me Barcelonën

Paris Saint-Germain e mban një përparësi prej 4:1 ndaj Barcelonës nga ndeshja e parë mes tyre në 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve, por jo gjithçka është e përsosur në skuadrën franceze.

Raportohet për pakënaqësi në mesin e lojtarëve të PSG-së që prej ardhjes së trajnerit të ri Mauricio Pochettino.

Pochettino e ka përdorur Layvin Kurzawa shumë më shumë sesa Mitchel Bakker në krahun e majtë të mbrojtës, edhe pse ky i fundit e kishte fituar vendin e titullarit në atë pozitë nën urdhrat e Thomas Tuchel.

Mbrojtësi holandez nuk luajti asnjë minutë në fitoren e PSG-së 4:0 kundër Dijonit, edhe pse Kurzawa u pushua. Në vend të tij luajti Abdou Diallo.

Mediat franceze raportojnë se kjo e ka zemëruar tej mase Bakkerin, i cili nuk dëshiron të përfundojë nga një lojtar titullar në një zgjedhje të tretë.  

Ai pasojë, ai kishte refuzuar urdhrat për të bërë ushtrime pas ndeshjes.

Ai u largua i zemëruar duke i injoruar urdhrat e trajnerit të fitnesit duke shkuar në zhveshtore pa i kryer stërvitjet fizike.

Pa humbur kohë, megjithatë, thuhet se ai u rikthye dhe i kërkoi falje stafit të Pochettinos.

(Kosova Sot Online )