Garcia po ma thyen zemrën që s’po luan, thotë Guardiola

  • S.A /
  • 01 March 2021 - 09:44
Garcia po ma thyen zemrën që s’po luan, thotë Guardiola

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, ka thënë se ndihet zemërthyer që nuk po është në gjendje ta fusë në lojë Eric Garcian këtë sezon. Mbrojtësi 20-vjeçar i bëri 20 paraqitje sezonin e kaluar dhe mori shumë lëvdata për mënyrën sesi luajti sa herë që iu dha mundësia. Megjithatë, ai i ka zhvilluar vetëm nëntë ndeshje këtë sezon, përfshirë vetëm tri paraqitje në Premierligë. I pyetur rreth gjendjes së qendërmbrojtësit, Guardiola tha: “Eric Garcian e kam si djalin tim. Ai ishte qendërmbrojtësi ynë më i mirë sezonin e kaluar pas karantinës. Ai nuk e bëri asnjë gabim asnjëherë dhe luajti në çerekfinale të Ligës së Kampionëve”.

“Ai do të luajë për Barcelonën dhe ai nuk është lojtar mesatar, është top lojtar. Nuk e selektova në dy ndeshjet e fundit dhe kjo ma theu zemrën”, shtoi ai.

Garcia do t’i bashkohet Barcelonës në verë si lojtar i lirë, pasi marrëveshja me Cityn i mbaron në qershor.

Image

(Kosova Sot Online )