Konfirmohet lëndimi i Ibrahimovicit, mungon në 4 ndeshje të mëdha

  • S.A /
  • 01 March 2021 - 16:05
Konfirmohet lëndimi i Ibrahimovicit, mungon në 4 ndeshje të mëdha

Zlatan Ibrahimovic e ka pësuar një lëndim muskulor në kofshën e majtë dhe gjendja e tij shëndetësore do të vlerësohet pas 10 ditëve, që nënkupton se ai do t’i mungojë Milanit në disa ndeshje të rëndësishme.

Sulmuesi veteran e pësoi një dëmtim muskulor në kofshën e majtë në fitoren e Milanit 2:1 kundër Romës të dielën në Stadiumin Olimpik. Ai u zëvendësua kah mesi i pjesës së dytë dhe e la fushën duke çaluar.

Gjendja e tij shëndetësore do të rivlerësohet pas 10 ditëve, pasi ta ketë kompletuar një program të riaftësimit.


Ndërkohë, edhe Hakan Calhanoglu do të mungojë në ndeshjen e ardhshme të Milanit kundër Udineses, por mund të rikthehet kundër Veronës.

Ndeshjet në të cilat Ibrahimovici do të mungojë:

3 mars – Milan vs Udinese

7 mars – Hellas Verona vs Milan

11 mars – Manchester United vs Milan

14 mars – Milan vs Napoli.

(Kosova Sot Online )