Liverpooli do ta nisë sezonin e ri pa Mohamed Salah

  • S.A /
  • 02 March 2021 - 10:00
Liverpooli do ta nisë sezonin e ri pa Mohamed Salah

Liverpooli mund të mbetet pa sulmuesin Mohamed Salah për fillimin e sezonit të ardhshëm, duke qenë se Egjipti ka njoftuar se e ka ndërmend ta ftojë atë në skuadrën kombëtare që do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike të kësaj vere në Tokio. Gara në futboll në këto lojëra zhvillohet mes ekipeve kombëtare U23, por çdo shteti i jetohet t’i ketë në skuadër deri në tre futbollistë më të vjetër se mosha e lejuar.

Lojërat Olimpike do të mbahen nga 23 korriku deri më 8 gusht, ndërsa sezoni 2021/22 në Premierligë është caktuar të nisë më 7 gusht. Kjo nënkupton se Salah do të mungonte në përgatitjet e Liverpoolit për sezonin e ri dhe në javët e para të sezonit të ri në Premierligë. “Ekipi U23 i Egjiptit do të udhëhiqet nga Mohamed Salah dhe Mohamed El-Shennawy bashkë me një portier tjetër”, ka thënë trajneri i Egjiptit U23, Shawky Gharib. “Salah është ndër lojtarët më të rëndësishëm në botë tani dhe është normale që ekipi kombëtar i Egjiptit do ta thërrasë”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online )