Neville i kritikon Manchester Unitedin dhe Fernandesin

  • S.A /
  • 04 March 2021 - 09:41
Neville i kritikon Manchester Unitedin dhe Fernandesin

Gary Neville ka mbetur i mllefosur nga paraqitje, siç e ka quajtur ai, e mërzitshme e Manchester Unitedit në barazimin pa gola me Crystal Palace, si dhe e ka kritikuar Bruno Fernandesin për lojë të ngathët.

Barazimi i së mërkurës mbrëma nënkupton se skuadra e Ole Gunnar Solskjaer tani ngel në vendin e dytë në Premierligë, plot 14 pikë mbrapa liderit dhe rivalit, Manchester City.

Unitedi ka mundur ta humbiste këtë ndeshje shumë lehtë, sikur mos të ishte për disa pritje brilante të portierit të dytë Henderson.

Ky barazim, i cili është i treti radhazi për Unitedin në të gjitha garat, nënkupton se djelmoshat e Solskjaerit janë përfshirë në më shumë barazime pa gola (6) se çdo skuadër tjetër në Premierligë.

Duke e analizuar paraqitjen e djajve të kuq për Sky Sports, ish-mbrojtësi i Unitedit Neville tha: “Ata duken të lodhur, duhet të them. Ata u dukën të rraskapitur dhe mendoja se do ta blindonin vendin e dytë me fitore kundër Crystal Palace, Sheffiled United dhe West Brom, por ata po ia vështirësojnë punët vetes.”

Në lidhje me Fernandesin, Neville tha: “Ai ishte i ngathët në fillim dhe në këto dy javët e fundit s’e ka treguar formën më të mirë”. 

(Kosova Sot Online )