Puyol tallet me yllin e Sevillës, pas fitores së Barcelonës

  • S.A /
  • 04 March 2021 - 09:53
Puyol tallet me yllin e Sevillës, pas fitores së Barcelonës

Legjenda e Barcelonës, Carles Puyol, gjeti kënaqësinë për ta tallur Suson në rrjetin social Twitter, pas fitores së Barçës me rikthim kundër Sevillës në Kupën e Mbretit.

Barcelona e kishte humbur ndeshjen e parë 2:0 në udhëtim dhe i duhej një mrekulli tjetër për ta siguruar finalen.

Ousmane Dembele e kaloi Barçën në epërsi në fillim të takimit, para se Gerard Pique ta dërgonte ndeshjen në kohën shtesë me një gol me kokë në çastet e fundit, duke ia mundësuar Martin Braithwaite ta shënojë golin e kualifikimit në finale.

Pas ndeshjes së parë, Suso e kishte quajtur qaraman Pedrin e Barcelonës, pasi ky i fundit kishte thënë se Barçës iu mohua një penallti.

Në ndeshjen e kthimit, Pedri luajti rol kyç në triumfin e Barcelonës.

Puyol iu përgjigj reagimit të Susos në Twitter nga ndeshja e parë, duke shkruar: “Natën e mirë!” 

(Kosova Sot Online )