Prishtina e fort për Llapin, Gjilani dhe Arbëria i ndajnë pikët

  • S.A /
  • 06 March 2021 - 15:21
Prishtina e fort për Llapin, Gjilani dhe Arbëria i ndajnë pikët

Superliga e Kosovës ka vazhduar me javën e 23-të me dy ndeshje tejet interesante.

Vëmendja kryesore ishte në “Fadil Vokrri”, ku Prishtina priti Llapin.

Skuadrat vinin nga një seri pozitive pranoverore dhe Prishtina do të vazhdojë ashtu pasi në fund mori tri pikët, duke e mposhtur 2-0 Llapin.

Besnik Krasniqi në min e 30 dhe Alban Shillova në atë të 34 shënuan për fitoren e vendasve.

Ndeshja tjetër gjatë ditës së sotme u zhvillua në mes të Gjilanit dhe Arbërisë.

Asnjëra nuk e ka nis mirë sezonin pranveror dhe kështu në fund, ndanë pikët, duke barazuar 1-1.

Në min e 69’, Agron Burqi e dërgoi topin në portën e gabuar, duke e kaluar Gjilanin në epërsi.

Mysafirët reaguan vonë, në minutën e 84’, Marclei Cezar shënoi golin e një pike, për 1-1.

(Kosova Sot Online )