Zidane jep lajmin e madh për Benzeman, kërkon më shumë nga Asensio dhe Vinicius

  • S.A /
  • 06 mars 2021 - 16:06
Zidane jep lajmin e madh për Benzeman, kërkon më shumë nga Asensio dhe Vinicius

Real Madridi po vuan për gol.

Që kur është larguar Cristiano Ronaldo, përveç Karim Benzemas, asnjë lojtar tjetër sulmues nuk ka arritur të bëjë një hap para dhe të shënojë golat që Los Blancos kanë nevojë.

Kur Benzema mungon, fitoret e Realit pothuajse gjithmonë vijnë pas golave të shënuar nga ana e mesfushorëve, ndërsa Vinicius Junior dhe Marco Asensio, që duhet të shënojnë më shumë, vetëm po “agjërojnë”.

Natyrisht, Zidane kërkon më shumë nga ata.

“Mungesa e golave të Vinícius dhe Asensio? Është e vërtet se duam të shënojmë më shumë gola. Më pas çdo lojtar mund të kontribuojë më shumë. Të gjithë duan të japin më shumë dhe të përmirësojnë numrat e tyre. As unë nuk shënoja shumë gola me kualitetin që kisha dhe doja t’i përmirësoja numrat”, u shpreh Zizu.

Zidane konfirmoi rikthimin e Benzemas, por nuk premtoi se do të startojë me të në derbi kundër Atletico Madrid.

“Jemi të lumtur që ai është me ne. Do të shohim nesër se si do të shkojnë gjërat. E dimë rëndësinë e Karim për ne. Është lojtar që e gjithë bota e admiron dhe jep shumë në fushë. Është mirë që e kemi, të gjithë janë të lumtur me rikthimin e tij”. 

(Kosova Sot Online )