Partnerja e yllit argjentinas: E dua burrin tim, por s’dua të bëj seks me të çdo ditë

  • S.A /
  • 08 March 2021 - 10:09
Partnerja e yllit argjentinas: E dua burrin tim, por s’dua të bëj seks me të çdo ditë

Tamara Gorro, modelja spanjolle dhe ylli i televizionit, ka zbuluar disa fshehtësie për jetën e vet seksuale me Ezequiel Garay, mbrojtësin e Argjentinës, i cili tani për tani është lojtar i lirë pas largimit nga Valencia në verë.

Ajo ka zbuluar se jeta seksuale me Garay nuk është më ajo që ka qenë dikur.

“Nëse më pyesni nëse ende e kam apetitin e njëjtë seksual si dikur, atëherë përgjigja ime është jo”, tha Gorro.

“Nuk e di nëse kjo ka të bëjë me mungesën e kohës apo mungesën e dëshirës, por e vërteta është se nuk e kam atë apetit më. Kështu është”, shtoi ajo.

“Unë e dua burrin tim, por nuk dua të bëj seks me të çdo ditë, sepse jam e dërrmuar. Mendoj se shumë njerëz ndihen si unë rreth kësaj”.

Garay u largua nga Valencia në verë derisa po vuante nga një lëndim dhe për momentin është pa skuadër.

https://www.instagram.com/p/CMAC9l1DEeL/?utm_source=ig_embed

(Kosova Sot Online )