
Lexoni edhe:
Tifozët e PSG-së e fyejnë Shakirën para ndeshjes kundër Barcelonës
Pak para fillimit të Kampionatit Evropian U-21, Nedim Bajrami ka vendosur të luajë për Shqipërinë duke e lënë Zvicrën. Mesfushori ofensiv që luan për Empolin nuk dëshiron më të luajë për Zvicrën, por për Shqipërinë. Lajmin e ka bërë të ditur vet Federata e futbollit të Zvicrës përmes një postimi në Twitter. Bajrami ka qenë pjesë e ekipit të Zvicrës që nga grupmoshat U-15 e deri U-21.
Tifozët e PSG-së e fyejnë Shakirën para ndeshjes kundër BarcelonësLexoni edhe:
Trajneri i Zvicrës, Mauro Lustrinelli tha se provuan ta bindin të vazhdojë me Zvicrën por Bajrami nuk kishte pranuar. “Ne u përpoqëm shumë për të bindur Nedim Bajramin që të vazhdojë të luajë për Zvicrën. Por ai më pas na tregoi se zemra e tij rreh më fort për Shqipërinë” – u shpreh Lustrinelli
(Kosova Sot Online )