Para përballjes së këtij muaji, Federata e Spanjës e quan kështu Kosovën!

  • S.A /
  • 09 March 2021 - 16:18
Para përballjes së këtij muaji, Federata e Spanjës e quan kështu Kosovën!

Kosova e nis këtë muaj rrugëtimin për Kampionatin Botëror, Katar 2022. Gjatë muajit mars, “Dardanët” do të luajnë fillimisht një ndeshje miqësore me Lituaninë, kurse më pas e presin Suedinë dhe udhëtojnë në Spanjë.

Shteti spanjoll nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, por vendosi që loja të luhet atje.Në një postim nga Federata Spanjolle e futbollit thuhet se lista për ndeshjet e marsit do të publikohet më datë 15.

Më pas, në postim tregohen ndeshjet që do t’i ketë ekipi spanjoll, ndërsa Kosovës i referohen si “territori i Kosovës”. “Spanja fillon rrugëtimin për Katar 2022 ndaj Greqisë, Gjeorgjisë dhe territorit të Kosovës” – thuhej në postim.

(kosova Sot Online