Për herë të parë pas 16 vjetëve, Ronaldo dështon të shënojë gol në fazën e nokautit

  • S.A /
  • 10 March 2021 - 16:37
Për herë të parë pas 16 vjetëve, Ronaldo dështon të shënojë gol në fazën e nokautit

Për herë të parë pas plot 16 vjetëve, Cristiano Ronaldo ka dështuar të shënojë gol në fazën e eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve.

Hera e fundit kur sulmuesi i Juventusit Ronaldo nuk shënoi në këtë fazë ishte koha kur ai ishte 20-vjeçar, kur Manchester Unitedi i tij u eliminua nga Milani.

Që prej atëherë, 36-vjeçari nuk ishte larguar nga asnjë garë e Ligës së Kampionëve pa shënuar nga rrethi i 16 më të mirëve, deri në mbrëmjen e së martës kur Porto e eliminoi Juventusin.

Ishte Federico Chiesa ai që i shënoi golat e Juventusit në të dy ndeshjet e 1/8 së finales.

Ronaldo nuk bindi në këto dy ndeshje dhe madje u akuzua si fajtori kryesor për golin që e eliminoi Juventusin, pasi ia ktheu shpinën topit dhe e lejoi atë të dëpërtojë mes këmbëve të tij para se të përfundonte në rrjetë.

Që prej se iu bashkua Juventusit më 2018, Ronaldo i ka shënuar pesë gola në fazën e eliminimit direkt. 

(Kosova Sot Online )